Krim në familje/ “Do më fejonte pa dëshirë”, vajza dyshohet se vrau babanë, zbardhet pas 10 ditësh ngjarja në Durrës

schedule09:00 - 23 Shkurt, 2024

schedule 09:00 - 23 Shkurt, 2024

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Durrës. Pas 10 ditësh kërkime dhe hetime është zbardhur vrasja e një 50-vjeçari. Sipas informacioneve të Policisë së Durrësit, fillimisht familjarët kanë bërë kallëzim në policisë duke deklaruar të humbur 50-vjeçarin. Por më pas policia ka gjetur trupin e pajetë të 50-vjeçarit, Pëllumb Meta, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës nga vajza e tij,

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, Hygerta Meta si autore të dyshuar të vrasjes së babait të saj.

Më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, një 25-vjeçar, banues në fshatin Shënavlash Durrës, ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi Pëllumb Meta, 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.

Pas këtij kallëzimi, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe më datë 17.02.2024, bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit Pëllumb Meta të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, vijoi hetimet dhe kërkimet, pasi dyshohej se 50-vjeçari ishte zhdukur.

Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes së 50-vjeçarit. Nga provat e siguruara dyshohet se ky shtetas nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja Hygerta Meta, 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Shtetasja Hygerta Meta ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i shtetasit Pëllumb Meta është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!