Shpërndante kokainë në lokale në zonën e Astirit, pranga 32 vjeçarit

schedule12:52 - 28 Tetor, 2019

schedule 12:52 - 28 Tetor, 2019

Policia e kryeqytetit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes të drogave të forta në lokale. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin policor i koduar “Astiri”, ku në pranga përfundoi një 32 vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë 32-vjeçari me iniciale A. T. u shpërndante kokainë, në formë dozash klientëve në një lokal, në zonën e Astirit.

Policia sekuestroi 60.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, përzierës lënde narkotike, peshore elektronike dhe dy aparate celulare.

Njoftimi i Policisë

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, arrestoi në kuadër të operacionit policor të koduar “Astiri”, shtetasin:

  1. T., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë në një lokal në zonën e Astirit, me doza lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilat do ua shiste klientëve që frekuentonin këtë lokal.

Në vijim është ushtruar kontroll në banesën dhe në mjetin e këtij shtetasi, ku i janë gjetur një tjetër sasi me lëndë narkotike të llojit kokainë, përzierës lënde narkotike dhe peshore elektronike.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

60.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë;

dy shishe me përzierës lënde narkotike;

peshore elektronike;

dy aparate celulare.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!