Faturë e rëndë për Vllazninë, humb dy titullarë në Laç

schedule11:27 - 28 Tetor, 2019

schedule 11:27 - 28 Tetor, 2019

Vllaznia u mposht nga Laçi një ditë më parë dhe në Shkodër nuk kanë shumë kohë të mendojnë për atë sfidë. Trajneri Mirsad Jonuz duhet të gjejë një zgjidhje për lojtarët titullarë që do t’u mungojnë në sfidën shtëpiake me Bylisin.

Erdenis Gurishta dhe Behar Ramadani u ndëshkuan me kartonë të verdhë ndaj Laçit dhe plotësuan numrin katër të tyre, çka i penalizon për sfidën me ballshiotët. Padyshim dy mungesa shumë të rëndësishme, në një sfidë që në Shkodër duan ta fitojnë me çdo kusht.

Shpresohet shumë që Filip Gligorov të rikuperohet dhe të marrë vendin e Gurishtës në të djathtë të mbrojtjes. Gjithashtu sytë janë edhe nga braziliani Hygor, i cili gjithashtu mungoi ndaj Laçit. Mesfushori ka qenë titullar dhe trajneri Jonuz e pret që të rikthehet. /abcnews.al