“Pi raki e mendoj për ty”/ Valton Krasniqi, këngëtari që i vjedhin hitet: Kam kërkuar përqindje të fitimeve!

schedule09:33 - 22 Shkurt, 2024

schedule 09:33 - 22 Shkurt, 2024

“Pi raki e mendoj për ty”, kënga e publikuar nga Valton Krasniqi u bë hit në vitin 2005.

Por kjo këngë është publikuar para pesë ditëve nga Capital T, gjë e cila ka sjellë edhe reagimin e Valton Krasniqit, i cili shprehet se ka kërkuar përqindje të fitimeve.

Ai tregoi se e ka regjistruar dhe publikuar këtë këngë para 20 viteve.

“Unë me të gjithë i kam raportet mirë me të gjithë këngëtarët. Nuk kam asnjë arsye përse të padis dikë. Por kërkoj fitimet që më takojnë. Unë kam të drejtë 100 % nga çfarë ata marrin. Unë si autor kam të drejtë të vendos nëse ke apo të drejtë të bësh coverin e këngës time. Para disa vitesh e njëjta histori është përsëritur edhe me një tjetër këngëtare, Melinda Ademi. Ajo e titulloi çifteli, edhe për atë çështje është hapur gjyq. “Lei Lei” është kënga që mori disa çmime në vitin 2004″, u shpreh ai.

Krasniqi shpjegoi që me një kompani zvicerane ka nisur procedurat e gjyqit, ndërsa thekson se me kolegët nuk ka asgjë personale.

Megjithatë ai tregoi se së shpejti do të sjellë e këngë të reja për publikun, me dëshirën për t’u pëlqyer sa më shumë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!