Amnistia Penale/ Gjikondi: Bojkoti i Bashës, i qëllimshëm. Po bën lojë politike me Alibeajn

schedule13:26 - 21 Shkurt, 2024

schedule 13:26 - 21 Shkurt, 2024

Juristja Brizida Gjikondi e ftuar në “Tirana Live”në ABC News foli për Amnistinë Penale, ku tha se sipas saj nuk duhet të përfitojnë zyrtarët që akuzohen për korrupsion.

Gjokondi u ndal te Lulzim Basha, ku tha se bojkoti i tij është i qëllimshëm dhe bashkë me Enkelejd Alibeajn, janë duke bërë lojë politike.

Basha ka një karakter të brishtë nga pikëpamja politike. Dje u faktua edhe nga Manja që gjoja mes PS dhe grupit të Berishës kishte pasur një ujdi që në këtë amnisti të përfshiheshin dhe zyrtarë të akuzuar për korrupsion nga SPAK dhe GJKKO.

Nuk mund të krahasosh një vepër penale personale siç është vrasje me korrupsionin. Nesër në votim mund të kemi surpriza të tjera. Basha dhe Alibeaj duan të nxjerrin lakuriq Berishën. Patjetër që bashkohen vota dhe s’ka më moral, ideal. Po bëjnë lojë politike“, u shpreh juristja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!