Rusia: Kemi dërguar 200,000 tonë drithë falas në gjashtë vende afrikane

schedule09:10 - 21 Shkurt, 2024

schedule 09:10 - 21 Shkurt, 2024

Ministri rus i bujqësisë tha se Moska kishte përfunduar iniciativën e saj për të dërguar 200,000 tonë metrikë grurë falas në gjashtë vende afrikane, siç ishte premtuar nga Presidenti Vladimir Putin në korrik.

Rusia shpërndau 50,000 tonë në Somali dhe Republikën e Afrikës Qendrore dhe 25,000 ton secila në Mali, Burkina Faso, Zimbabve dhe Eritrea.

Putin premtoi se do të dërgonte grurë falas në gjashtë vendet në një takim të liderëve afrikanë në korrik, menjëherë pasi Moska vendosi të tërhiqej nga e ashtuquajtura Nisma e Detit të Zi, e cila kishte lejuar Ukrainën të eksportonte drithërat e saj pavarësisht luftës.

Marrëveshja ndihmoi në uljen e çmimeve të ushqimeve në tregjet ndërkombëtare. Megjithatë sipas presidentit rus, ushqimi nuk arriti në vendet që kishin më shumë nevojë.

Pas samitit Rusi-Afrikë, ka pasur bashkëpunim dhe ne arritëm t’i dërgonim shumë shpejt këtë sasi gruri në këto vende, tha ministri rus i bujqësisë.

Ai i tha gjithashtu presidentit se shërbimet e tij vlerësojnë se Rusia do të eksportojë 70 milionë tonë metrikë grurë në vitin fiskal bujqësor 2023-2024, nga 66 milionë tonë një vit më parë, një shumë me një vlerë të vlerësuar prej 16.5 miliardë dollarësh.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!