Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së martës në Fier. Një 56 vjeçar dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja është shënuar rreth orës 14:40 në lagjen “Konferenca e Pezës”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./abcnews.al