Penalltitë te Manchester United, janë makth. Rashford ka humbur penallti më përpara këtë sezon, ashtu si dhe Paul Pogba. Tani, i ka marrë përsipër Antony Martial, por dhe francezi nuk është një lojtar i besueshëm nga pika e bardhë. Statistikat skandaloze të Manchester United, janë parë dhe sot në takimin kundër Norëich.
Gjatë pjesës së parë, “Djajtë e Kuq” fituan dy penallti. Rashford gjuajti penalltinë e parë, por gaboi dhe nuk arriti të mposhtë portierin holandez, Tim Krul. Në minutën e 43-të, United fitoi një tjetër penallti dhe tashmë, përsipër ekzekutimin e saj e mori Antony Martial.
Njëjtë si Rashford, edhe Martial u tregua i pasaktë, duke mos arritur të mposhtë portierin Tim Krul. Për fat të mirë, United po udhëheq 2-0 në pjesën e parë kundër “Kanarinave” dhe këto dy penallti të humbura, nuk kanë ndikuar shumë./abcnews.al