I akuzuar për vjedhje me dhunë, vihet në pranga 20 vjeçari në Vlorë

schedule10:11 - 17 Shkurt, 2024

schedule 10:11 - 17 Shkurt, 2024

Një 20 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë. Ndaj të riut, gjykata e Vlorës kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” pasi dyshohet se në nëntor të vitit të kaluar, ka vjedhur me dhunë një shumë parash një shtetasi në fshatin Kotë.

Në vijim të punës hetimore, ka rezultuar se 20 vjeçari është autori i dyshuar i 2 rasteve të vjedhjes së sendeve të ndyshme, në një banese dhe në një lokal, në fshatin Kotë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al