Vdekja e Navalny-t, Biden: Guximi i tij nuk do të harrohet, përgjegjësi kryesor është Putini!

schedule19:26 - 16 Shkurt, 2024

schedule 19:26 - 16 Shkurt, 2024

Presidenti amerikan, Joe Biden duke folur nga Shtëpia e Bardhë ka bërë përgjegjës presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e Alexei Navalny.

“Putin është përgjegjës për vdekjen e Navalny. Ajo që ka ndodhur është provë e brutalitetit të Putinit. Askush nuk duhet të mashtrohet, as në Rusi, as në shtëpi dhe askund në botë. Putin nuk synon vetëm qytetarët e vendeve të tjera, ai gjithashtu po shkakton krime të tmerrshme edhe ndaj popullit të tij”, ka thënë ai.

Gjithashtu në fjalimin e tij Biden ‘sulmoi’ edhe ish-presidentin amerikan Donald Trump, për deklaratat e tij të fundit kundrejt NATO-s.

“Të gjithë ne duhet të hedhim poshtë deklaratat e rrezikshme të bëra nga presidenti i mëparshëm që ftoi Rusinë të pushtonte aleatët tanë të NATO-s nëse ata nuk do të paguanin”, ka thënë ndër të tjera Biden.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!