Izraeli: Anëtarët e Hamasit të përfshirë në masakrën e 7 tetorit ishin fshehur në spital

schedule11:47 - 16 Shkurt, 2024

schedule 11:47 - 16 Shkurt, 2024

Forcat izraelite thanë të premten se kishin arrestuar më shumë se 20 terroristë të dyshuar për përfshirje në sulmin e Hamasit të 7 tetorit, gjatë bastisjes së tij në spitalin Nasser ditën e djeshme.

Të enjten, zëdhënësi i IDF-së, Adm Daniel Hagari tha se bazuar në inteligjencë, pengjet mbaheshin në spital dhe se trupat e disa prej robërve mund të jenë ende brenda.

Por ushtria tha më vonë se “nuk kishte gjetur ende asnjë provë për këtë”, megjithëse forcat kishin gjetur “armë dhe granata” në spital. Një dëshmitar i cili nuk pranoi të përmendej nga frika tha për AFP se ushtria kishte qëlluar “këdo që lëvizte brenda spitalit”.

Ministria e shëndetësisë së Gazës e drejtuar nga Hamasi tha se kishte frikë për fatin e gjashtë pacientëve të tjerë në njësinë e kujdesit intensiv dhe tre fëmijëve, duke thënë se Izraeli është përgjegjës për jetën e pacientëve dhe stafit duke marrë parasysh që spitali është në kontrollin e tij të plotë.

/abcnews.al