“Kosova ka arritur këtu falë bashkëpunimit me ndërkombëtarët”, Ali Ahmeti: Ky komunikim duhet të vazhdojë, jo të izolohet

schedule11:14 - 16 Shkurt, 2024

schedule 11:14 - 16 Shkurt, 2024

Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka komentuar qëndrimin e Kosovës për çështjen e dinarit serb, pavarësisht paralajmërimeve të ndërkombëtarëve. Ai shprehet se Kosova ka arritur të ketë autoritetet e veta falë bashkëpunimit ndërkombëtar, ndaj ky komunikim duhet të jetë të vazhdojë.

“Kosova ka autoritetet e veta, Kosova ka subjektivitet edhe ndërkombëtar. Por, Kosova ka arritur deri këtu në komunikim, bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Prandaj ky komunikim duhet të jetë në vazhdimësi, sepse historikisht shtetet janë ndërtuar me aleanca, shtetet janë ndërtuar me miq dhe ne akoma kemi nevojë aleancat t’i ruajmë dhe t’i forcojmë.

Ne akoma kemi nevojë për miq dhe miqësitë t’i zgjerojmë dhe jo të izolohemi dhe të bijmë në kundërshtim me komunikimin, bashkëpunimin dhe me kërkesat, këshillat e komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Ahmeti./abcnews.al