Mbappe i jep “lamtumirën” PSG-së, mediat franceze zbulojnë qëndrimi e Al-Khelaifi ndaj vendimit të sulmuesit

schedule21:56 - 15 Shkurt, 2024

schedule 21:56 - 15 Shkurt, 2024

Tashmë gjithccka është vendosur. “Ylli” francez, Kylian Mbappe do të largohet nga “gjigantët” francezë, të Paris Saint-Germain, me 25-vjeccarin, i cili këtë të enjte ka njoftuar zytarisht edhe Presidentin e klubit, Nasser Al-Khelaifi, teksa i ka bërë të ditur, këtij të fundit, se nuk ka ndërmend të ushtrojë të drejtën e rinovimit automatik të kontratës edhe për një tjetër vit.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave franceze, në fund të seancës stërvitore të së martës, kampioni francez njoftoi Presidentin e tij, Nasser Al-Khelaifi, se nuk do ta rinovojë kontratën, e cila i skadon në qershor.

Pasi ky lajm u bë publik kudo, ish-futbollisti tani komentator, Jerome Rothen zhvilloi një bisedë me Presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi mbi këtë çështje, të cilën e zbuloi edhe për mediat vendase.

Presidenti i PSG-së më tha se ndjehet i zhgënjyer, por ai është një biznesmen, tashmë ishte mësuar me idenë se mund të humbiste një pjesë të investimit të bërë gjashtë vjet më parë te Mbappe. Ai vlerësoi që Mbappe ia tha vendimin që kishte marrë ballë për ballë. Ndaj sulmuesit nuk do të ketë sanksione, ndërsa Al-Khelaifi në përgjithësi është i kënaqur me mënyrën se si shkoi ky investim”,- deklaroi Rothen. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!