Shunsuke Nakamura është një nga lojtarët japonezë më të njohur, teksa ka arritur të luajë edhe në Serie A me skuadrën e Reggina. Ai ka provuar të luajë edhe me Celtic për katër vite, ndërkohë që më pas ka provuar një eksperiencë edhe në Spanjë me Espanyol.
Mesfushori është shquar gjithmonë për ekzekutimet e goditjeve të dënimit dhe vazhdon ende të luajë futboll, edhe pse në qershor mbush 42 vjeç. Aktualisht ai është pjesë e Yokohoma FC, në ligën e dytë japoneze.
Sot Nakamura ka gjetur golin e parë sezonal dhe “viktima” e tij ka qenë Tokyo Verdy. Goli i tij është një perlë, si zakonisht me një goditje nga distanca. /abcnews.al