Kryeministri Edi Rama në konferencën e zhvilluar për mediat me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken u shpreh se Shqipëria është e interesuar që rajoni të ecë përpara.
Gjithashtu kryeministri Rama vlerësoi mbështetjen e SHBA dhe interesimin e administratës amerikane lidhur me procesin e anëtarësimit, duke theksuar se në çdo takim sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka sjellë në vëmendje rëndësinë e këtij procesi.
Më tej Rama nënvizoi se Shqipëria ka ndjekur një politikë të dorës së shtrirë të miqësisë të të gjitha vendeve të rajonit.
“Dua ta falënderoj Blinken edhe për një mbështetje që shihet dhe flitet pak, por është e rëndësishme dhe e dobishme për ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ky proces varet nga çfarë bëjmë ne, por prej disa vitesh ne çmojnë interesimin e administratës amerikane dhe faktin që në takime të rëndësishme me aleatë, Blinken nuk e lë pa nënvizuar nevojën për ta shtyrë më tej këtë proces. Patjetër që kemi folur për rajonin dhe kemi ndarë shqetësimet. Shqipëria ka një politikë të dorës së shtrirë të miqësisë të të gjitha vendeve të rajonit. Jemi investuar që rajoni të shkojë përpara sepse është në interes të popullit tonë që bashkimin me europën ta shohë si pjesë të pandarë vlerash.”, tha Rama.
/abcnews.al/