Video/Pamje nga momenti i grabitjes në Laç

schedule20:00 - 29 Dhjetor, 2017

schedule 20:00 - 29 Dhjetor, 2017

Një dege banke e nivelit të dytë u grabit pasditen e së premtes në Laç. Në një video të siguruar nga ABC News shihen tre autorë të maskuar dhe të armatosur që pasi marrin paratë largohen nga banka me një automjet.

Komisariati afër bankës nuk ishte shqetësim për tre autorët që e grabitën këtë të fundit në Laç.
Më parë duket se grabitësit ishin informuar që të gjithë policët po festonin në Mamurras. Kjo e bënte aksionin e tyre më të parrezikshëm.
Personat e maskuar nën kërcënimin e armës pasi thyen xhamin e njësisë së bankës, morën një sasi parash të cilat ishin në përpunim nga punonjësit.
Në këto pamje shihen tre autorët duke dale nga banka, të cilet largohen me një automjet të pashqetësuar nga askush.
Mësohet se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.
Ndërkohë që janë ngritur pika të shumta kontrolli për arrestimin e autorëve.
Punonjësit e Bankës së nivelit të dytë janë marrë në pyetje nga policia, ndërsa uniformat blu kanë marrë në ruajtje edhe banka të tjera për të shmangur ndonjë grabitje të mundshme. Ende nuk dihet shuma e parave të vjedhura./abcnews.al

Gazetar i ABC News: Ahmet Zani