Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Blinken në Tiranë/ Nazarko: Shqipëria, e dobishme për SHBA në rrafshin global. Zheji: Mikpritja e afganëve, ilaç për amerikanët

schedule13:44 - 15 Shkurt, 2024

schedule 13:44 - 15 Shkurt, 2024

Analisti Mentor Nazarko thotë se vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, ka brenda vetes disa mesazhe të rëndësishme që i kalon kufijtë e rajonit.

Në studion e ABC News, Nazarko u shpreh se Shqipëria ka ditur të jetë e dobishme për SHBA në rrafshin global.

“Nuk do ta thoja atë, sepse unë mendoj që vizita e Blinkenit, ka brenda vetes edhe disa mesazhe të rëndësishme që i kalon kufijtë e rajonit. Për fat të mirë, Shqipëria ka ditur të jetë e dobishme për SHBA edhe në rrafshin global. Për shembull, mikëpritja e afganëve. Presidenca Biden, u ballafaqua në muajt e parë të saj me braktisjen e Afganiastanit, ajo presidencë pati kritika të mëdha, edhe për trajtimin e civilëve. Shqipëria ofroi ndihmë të madhe asokohe dhe pavarësisht vonesave, duket se ajo saga e qëndrimit të tyre në Shqipëri, po fiton një fund të mirë. Blinken do që ta theksojë këtë respekt”, theksoi ai.

Ndërkaq, analisti Artur Zheji tha se mikpritja e afganëve nga Shqipëria, ishte një ilaç për administratën e presidentit Joe Biden.

“Doja të thoja, normalisht, kjo ishte një kontratë e tërheqjes së trupave amerikane nga Agfanistani, e firmosur nga administrata e Trump. Largimi i forcave amerikane nga Afganistani sidomos i mbështetësve agfanë, pro-amerikane, u bë shumë spektakolar dhe dramatik. Krijuan një perceptim nga vendet armiqësore amerikane, që kështu veprojnë amerikanët me miqtë e tyre. Administrata Biden u vu në një lloj rrëmuje, paniku. Jo të gjitha vendet pranojnë me kënqësi të tilla kontigjente, hapi i Shqipërisë ishte ilaç për një plag që po kullonte. Shqipëria në këtë pikë, pavarësisht dimensioneve të saj, është një element që ndihmuan administratën amerikane”, nënvizoi Zheji./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!