Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë. Kreu i qeverisë ka punblikuar një video në Facebook nga momenti i mbërritjes së diplomatit amerikan në aeroportin e Rinasit dhe kur pritet nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe zyrtarë të tjerë.
“Mirësevjen në Shqipëri Sekretari Blinken”, ka shkruar kryeministri. Në vizitën e tij, Blinekn do të takohet me zyrtarë të ambasadës amerikane, me kryeministrin Rama, presidentin Begaj. Pak mq herët, ambasada konfirmoi gjithashtu edhe një takim që do të mbajë me drejtues të drejtësisë.
/abcnews.al