PRISHTINË- Ish-zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha, gjatë intervistës në “Ballkan Update” komentoi vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Shqipëri.
Ai tha se kjo vizitë ka një rendësi të madhe jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë faktorin shqiptar, i cili jeton në rajon. Ai theksoi se Blinken, do të përçojë një mesazh të qartë për Kosovën, e cila ka turbulluar sërish ujërat me aleatë perëndimorë dhe shkak për këtë është bërë vendimi i njëanshëm për dinarin serb.
“Dua të përshëndes vizitën e sekretarit amerikan të shtetit në Shqipëri. Ka një rëndësi vizita e tij jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Kjo është një ndihmëse për vetë Shqipërinë, por edhe për të gjithë shqiptarët në rajon, ato në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi. Praktikisht vizita e sekretarit në Tiranë është edhe një tregues për rajonin, në këtë rast për Kosovës, se çfarë sjell politika bashkëpunuese dhe jo-bashkëpunuese kur është në pyetje raporti mes dy shteteve, pavarësisht dimensioneve mes dy shteteve. Politika është një marrëzi e llojit të vet me SHBA”, tha ai.
A theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po tregon papjekuri dhe papërgjegjshmëri të madhe karshi SHBA-së. Sipas Berishës, politika e Albin Kurtit është kundërthënëse me atë të SHBA dhe Bashkimit Evropian.
“Përsëritja e të njëjtave veprimeve prej Kurti tregon papërgjegjshmërinë e tij dhe tregon se nuk dëshiron të sillet si një partner. Kurti po përsërit veprime. Ndonëse po i përsëriten qortimet nga BE dh pala amerikane. Ky ka zgjedhur një politikë, në të cilën i kundërvihet kërkesave të SHBA dhe BE.”, tha ai.
Duke analizuar thirrjet e SHBA dhe apelet e përsëritura, Berisha shprehet se partnerët perëndimorë duken qartë se nuk duan një krizë të re në Ballkan. Ai shtoi se nëse autoritetet e Kosovës nuk i binden thirrjeve të SHBA-së për të hequr dorë nga masa të njëanshme, do ketë pasoja për vendin.
“SHBA në kontekstin e tanishëm, dhe është bërë e qartë, që ata nuk kanë nevojë për një krizë të re në Ballkan. Në dimension gjeopolitik, Kurti dhe Vuçiç, nuk mund të shkojnë përtej të lejueshmes, masat ndaj Kosovës do jenë të tilla, sepse ekonomia është duke rënë, njerëzit janë duke ikur, jemi duke u identifikuar si një shoqëri e papjekur, e cila nuk pranon kulturën e tolerancës dhe negocionim, por me vendime të prera dhe kjo do ta gjejë Kosovën dhe nëse vazhdohet kështu pasojat do të jenë të rënda dhe do të humb kuptimi i vetë shtetit. Kurti, kryeministër i papërgjegjshëm. Flet përralla me shifra dhe tallet me sekretaret e shtetit”, u shpreh ai.
Berisha, thotë se veprimet e Kurtit, po e dobësojnë Kosovën dhe imazhin e saj në arenën ndërkombëtare.
“U bëmë gaz i botës. Po shkatërrojnë shtetin dhe imazhin e qytetarëve të Kosovës. Ky është njeri i rrëmujës dhe nuk e gjen veten në një sistem normal në raportet brenda qeverisë dhe në raport me partnerët. Edhe ushqimi është aty, mesazhi është i thjeshtë: punoj shumë dhe s’kam kohë për të ngrënë. Atij nuk i intereson niveli diplomatik, qytetar dhe për fat të keq ka një numër në rritje dhe kjo na identifikon si 100 vjet mbrapa”, tha ai./n.m.abcnews.al