Mbrojtja Civile e Libanit tha se katër persona janë vrarë dhe 11 janë plagosur në dy sulme izraelite në Souaneh dhe Adshit, në jug të Libanit. Një grua dhe dy fëmijët e saj u vranë në Souaneh, ndërsa një person tjetër u vra në Adshit.
Ndërsa 11 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve. Pamjet nga Libani tregojnë një seri sulmesh ajrore izraelite në shumë qytete në jug të vendit, duke përfshirë zonat në provincën Nabatieh.
طائرات الاحتلال الإسرائيلي تستهدف بغارات جوية بلدات وقرى في جنوبي لبنان#حرب_غزة #فيديو pic.twitter.com/K71pu13NEQ
— الجزيرة فلسطين (@AJA_Palestine) February 14, 2024
Sulmet erdhën pasi një breshëri raketash nga Libani jugor goditën një bazë ushtarake në Safed në veri të Izraelit, duke vrarë një person dhe duke plagosur disa të tjerë.
Grupi i armatosur Hezbollah ende nuk e ka marrë përgjegjësinë.
/abcnewsa.al