Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen e tregtisë së lirë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga takimi me Presidentin e Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, për të cilin tha se ishte i nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpinë e tij.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë theksoi se me presidentin biseduan për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës dhe sigurisë.
“Abu Dhabi – I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e Presidentit të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregëtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti”, shkruan Rama në Facebook.