Lufta Izrael-Hamas, nuk ka marrëveshje për lirimin e pengjeve

schedule08:43 - 14 Shkurt, 2024

schedule 08:43 - 14 Shkurt, 2024

Negociatorët që u takuan ditën e djeshme në Kajro nuk arritën një marrëveshje për një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, megjithatë, sipas raporteve të mediave amerikane dhe izraelite, bisedimet do të vazhdojnë.

Delegacionet e Katarit, Egjiptit, SHBA-së dhe Izraelit ranë dakord të zgjasin bisedimet edhe për tre ditë të tjera, raportoi Neë York Times, duke cituar një burim nga qeveria egjiptiane.

Gazeta Times of Israel foli gjithashtu për një zgjatje të bisedimeve. Delegacioni izraelit, i cili përfshinte shefat e inteligjencës David Barnea të Mossad dhe Ronen Barr të Shin Bet.

Egjipti, i cili tradicionalisht ka luajtur një rol ndërmjetësues në konfliktin izraelito-palestinez, priti dje shefat e inteligjencës amerikane dhe izraelite, si dhe kreun e qeverisë së Katarit, për bisedime për shpalljen e një armëpushimi të ri që do të lejonte lirimin e pengjeve.

Bisedimet midis drejtorit të CIA-s, Ëilliam Burns, shefit të Mossad, David Barnea, kryeministrit të Katarit Mohammed bin Abdel Rahman al-Thani dhe zyrtarëve egjiptianë kanë qenë “pozitive” dhe do të vazhdojnë gjatë “tre ditëve të ardhshme”.

Sipas burimeve izraelite, më shumë se 130 pengje izraelite janë në duart e Hamasit, edhe pse një zëdhënës i ushtrisë tha javën e kaluar se të paktën 31 prej tyre besohet të jenë të vdekur, nga rreth 250 të rrëmbyer më 7 tetor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!