Armir Abrashi ishte projektuar titullar në takimin e sotëm kundër Lepzig, por mesfushori kuqezi u dëmtua në nxehje. Disa çaste para fillimit të sfidës, mesfushori i Freiburg u detyrua të largohej nga fusha, për t’iu nënshtruar disa kontrolleve mjekësore. Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi gjerman për gjendjen fizike të mesfushorit kuqezi.
Ndërsa në Serie B, zbritën në fushë dy futbollistët kuqezi, Ledian Memushaj dhe Federik Veseli. Memushaj ishte i shkëlqyer për Pescaran, duke shënuar një gol dhe duke fituar një penallti në atë fitore 4-0, ndërsa Veseli ishte i pafat, pasi i mohoi fitoren skuadrës së tij në sekondat e fundit, duke shënuar autogol në barazimin 2-2 ndaj Trapani. Mediet italiane kanë vlerësuar paraqitjet e dy futbollistëve shqiptarë dhe në mënyrë të kuptueshme, notat janë shumë të ndryshme.
Memushaj 7 – “Që në pjesën e parë, Memushaj ishte një nga lojtarët më të rrezikshëm në fushën e lojës. Në të dytën, shënon një gol fantastik, pas një kombinimi të shkëlqyer në hyrje të zonës. Gjithashtu, fiton dhe një penallti në fund të takimit, që ishte si “qershia mbi tortë”.
Veseli 5.5 – “Ka krijuar një partneritet të mirë me pjesën tjetër të prapavijës, si dhe dha disa pasime të shkëlqyera për mesfushorin Frattesi. Një paraqitje shumë e mirë, por që u zhvlerësua nga një autogol i pafat.”/abcnews.al