memushaj

Memushaj.jpg
Veronik Istrefaj17:18 | 01/04/2020

Mesfushori shqiptar i Pescara, Ledian Memushaj, ka folur në një lidhje Skype për Fan Zone në Supersport, ku tregoi momentin që po kalon, siguroi që e gjithë familja e tij është mirë dhe pranoi që do të dëshironte ta mbyllte karrierën në Vlorë, në vendlindje.

“Ju falënderoj për komplimentet, por mendoj se janë të ekzagjeruara. Më vjen turp të flas për veten. Intervistat nuk i kam shumë qejf. Po bëhet gati një muaj që jemi mbyllur në shtëpi. Është situatë e vështirë, jo se nuk rrihet në shtëpi, por dëgjon lajmet për njerëz të vdekur, të infektuar. Prandaj behën të vështira këto ditë.

Gjendja është akoma dhe me keq këtu. Tani, po thonë që po përmirësohet gjendja, por prape besoj se akoma është e gjatë si situatë. Mendoj se duhet minimalisht edhe një muaj. Fatmirësisht, i gjithë fisi im është mirë. Tek ekipi ynë, e kemi bërë testin dhe e kemi kaluar të gjithë.

Është e vështirë të flasësh për futboll, por duhet të flasim. Në Itali, futbolli është industria e dytë. Besoj se këto dy muaj, do të bëjnë maksimumin për të mbyllur kampionatit, janë në mes shumë lekë.

Më pëlqeu shumë gjesti i shtetit shqiptar, më pëlqeu dhe intervista e Ramës. Është një ndihmë e vogël, por për Italinë është një ndihmë e madhe. 11 vjeç kam ikur nga Vlora. Do të kisha dëshirë të mbyllja karrierën te Vlora. Po ma lejoi trupi, dua ta mbyll karrierën në Vlorë”, përfundoi Memushaj./abcews.al

Memushaj-Quagliarella.png
Veronik Istrefaj21:49 | 30/03/2020

Mesfushori i Shqipërisë, Ledian Memushaj, aktivizohet prej shumë vitesh në futbollin italian. Shteti fqinj është goditur shumë nga Koronavirus dhe shteti shqiptar, çoi 30 mjekë dhe infermierë për të ndihmuar sado pak. Për këtë veprim të Shqipërisë, dhe për disa tema të tjera, Memushaj tha:

“Një veprim me të vërtetë prekës, edhe pse ne jemi një vend në rritje, mbetemi një vend i varfër, i cili me atë pak që ka, përpiqet të ndihmojë të tjerët. Veçanërisht Italinë, që për ne është një shtëpi e dytë.

Në fund të viteve ’90, ishte një kohë lufte, gjithçka ndodhi, shumë njerëz kishin ikur në Itali, për fat të mirë kisha babanë tim që punonte, por atëherë edhe unë mbërrita në vendin më të bukur në botë. Kam kaluar më shumë vite këtu, ndihem gjithashtu edhe italian.

Tani nuk është koha për të folur për futbollin ose pagat. Nëse ne duhet të heqim dorë nga rrogat për të ndihmuar shtetin ose klubin, do ta bëjmë me dëshirë”

Në fushë me maska? Në janar dhe shkurt kemi pasur shumë lojtarë me grip. Ne donim të jepnim një shembull dhe zbritëm në fushë me maska. Është e vështirë të qëndrojmë në shtëpi, ne jemi futbollistë dhe duhet të jemi në fushë për të luajtur. MEgjithatë, duhet të zbatojmë rregullat”, përfundoi Memushaj./abcnews.al

 

Pescara në fushë me maska
Memushaj.jpg
Veronik Istrefaj23:17 | 01/03/2020

Fundjavë pozitive për legjionarët kuqezi: Ledian Memushaj është futbollisti që ka pasur më shumë sukses, pasi ka shënuar golin e fitores në derbin mes Pescara dhe Ascolit. Mesfushori shqiptar çoi shifrat në 2-1, duke i dhënë fitoren ekipit të tij dhe tri pikë shumë të rëndësishme.

Golin e kanë gjetur edhe dy lojtarë tjerë të kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani dhe Bekim Balaj. Mesfushori shënoi për Vejle në Danimarkë, ndërsa Balaj i dha një pikë skuadrës së tij, Sturm Graz në Austri.


Rey Manaj e nisi titullar sfidën për Barcelona B, madje i shkoi shumë pranë golit në minutën e 51-të, por gjuajtja e tij me kokë shkoi ngjitur me shtyllën. Sabien Lilaj po ashtu luajti titullar për Nes Tziona, ndërsa Jahmir Hyka u aktivizua vetëm 7 minuta. Ergys Kaçe, nuk luajti asnjë minutë për AEL Larissa në Greqi./abcnews.al

pjimage-3-1.jpg
Veronik Istrefaj16:25 | 27/10/2019

Ledian Memushaj dhe Federik Veseli zbritën në fushë mbrëmë, në Serie B. Si mesfushori, ashtu dhe mbrojtësi kuqezi, u aktivizuan titullarë për skuadrat e tyre, respektivisht Pescaran dhe Empolin.

Memushaj bëri një ndeshje të shkëlqyer, duke shënuar një supergol dhe duke fituar një penallti në atë fitore 4-0 ndaj Beneventos. Goli i mesfushorit vlonjat është i shkëlqyer, duke i hapur udhë suksesit të Pescarës.

Ndërsa Veseli, ishte protagonist për arsyet e gabuara në sfidën mes Trapanit dhe Empolit, që u mbyll 2-2. Mbrojtësi kuqezi shënoi një autogol në portën e tij, duke u ndodhur në vendin e kohën e gabuar. Ky autogol i Veselit në limitet e takimit bëri që skuadrat të ndajnë nga një pikë./abcnews.al

Memushaj.jpg
Veronik Istrefaj20:57 | 26/10/2019

Mesfushori shqiptar, Ledian Memushaj, bëri një ndeshje të shkëlqyer për Pescaran sot, duke qenë protagonist absolut në atë fitore 4-0 kundër Beneventos. Kapiteni i Shqipërisë shënoi golin e parë, si dhe fitoi penallti në minutat e fundit, nga e cila erdhi dhe goli i katërt. Pas ndeshjes, Memushaj foli për mediet italiane, ku u shpreh:

“Meritë për këtë fitore ka e gjithë skuadra, të gjithë luajtëm futboll të shkëlqyer. Edhe gjatë pjesës së parë, pavarësisht se nuk shënuam, krijuam shumë dhe e meritonim të ishim në avantazh. Goli? E dimë se mund t’i shënojmë çdo skuadre, nga çdo pozicion. Bëmë pasime të bukura në zona të ngushta dhe shënuam një gol të rëndësishëm.

Formacioni i ri? Fituam vetëm një ndeshje, duhet kohë për t’u ambientuar. Objektivat tona janë të qarta, nuk duam Play-Off si sezonin e shkuar. Ashtu kemi shanse për t’u zhgënjyer, siç ndodhi sezonin e shkuar. Këtë edicion, duam të marrim sa më shumë pikë”, përfundoi Memushaj./abcnews.al

Abrashi.jpg
Veronik Istrefaj17:53 | 26/10/2019

Armir Abrashi ishte projektuar titullar në takimin e sotëm kundër Lepzig, por mesfushori kuqezi u dëmtua në nxehje. Disa çaste para fillimit të sfidës, mesfushori i Freiburg u detyrua të largohej nga fusha, për t’iu nënshtruar disa kontrolleve mjekësore. Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi gjerman për gjendjen fizike të mesfushorit kuqezi.

Ndërsa në Serie B, zbritën në fushë dy futbollistët kuqezi, Ledian Memushaj dhe Federik Veseli. Memushaj ishte i shkëlqyer për Pescaran, duke shënuar një gol dhe duke fituar një penallti në atë fitore 4-0, ndërsa Veseli ishte i pafat, pasi i mohoi fitoren skuadrës së tij në sekondat e fundit, duke shënuar autogol në barazimin 2-2 ndaj Trapani. Mediet italiane kanë vlerësuar paraqitjet e dy futbollistëve shqiptarë dhe në mënyrë të kuptueshme, notat janë shumë të ndryshme.

Memushaj 7 – “Që në pjesën e parë, Memushaj ishte një nga lojtarët më të rrezikshëm në fushën e lojës. Në të dytën, shënon një gol fantastik, pas një kombinimi të shkëlqyer në hyrje të zonës. Gjithashtu, fiton dhe një penallti në fund të takimit, që ishte si “qershia mbi tortë”.

Veseli 5.5 – “Ka krijuar një partneritet të mirë me pjesën tjetër të prapavijës, si dhe dha disa pasime të shkëlqyera për mesfushorin Frattesi. Një paraqitje shumë e mirë, por që u zhvlerësua nga një autogol i pafat.”/abcnews.al

pjimage-3-1.jpg
Veronik Istrefaj16:38 | 26/10/2019

Si çdo fundjavë, edhe sot shumë futbollistë shqiptarë kanë zbritur në fushën e lojës. Në Itali, dyshja Ledian Memushaj dhe Fererik Veseli kanë zbritur në fushë, në kategorinë e dytë italiane. Mesfushori dhe kapiteni i kombëtares kuqezi u aktivizua si titullar për ekipin e Pescara në Serie B, madje gjeti dhe rrjetën në minutën e 46-të.

Mesfushori me shumë eksperiencë bën gjithçka në mënyrë të përkryer në hyrje të zonës, duke dribluar dy futbollistë dhe duke shënuar një gol shumë të bukur. Më pas, Pescara arriti ta fitojë ndeshjen me rezultatin e thellë, 4-0.

Ndërsa Federik Veseli, i ka mohuar fitoren skuadrës së tij. Kur Empoli po fitonte 1-2 ndaj Trapanit, mbrojtësi kuqezi shënon në portën e tij në minuta e fundit, duke bërë që ndeshja të mbyllej e barabartë 2-2./abcnews.al

Memushaj.png
Veronik Istrefaj18:24 | 13/10/2019

Mesfushori dhe kapiteni i kombëtares kuqezi, Ledian Memushaj, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp në krah të trajnerit Reja. Memushaj luajti titullar në sfidën kundër Turqisë, ndeshje për të cilën nuk e fshehu zhgënjimin e tij. Në fjalën e tij, kapiteni kuqezi tha:

KAPITEN – “Roli im si kapiten është normal dhe mendja është te ndeshja e nesërme që është akoma më e rëndësishme. Këtë e kam të qartë, por edhe shokët e skuadrës. Do të hyjmë në fushë vetëm për më të mirën e për të marrë maksimumin!”

SITUATA – “Jemi të zhgënjyer pas Turqisë. Duhet të përmirësohemi si ekip për sfidën e radhës. Edhe kundër Turqisë, treguam që jemi përmirësuar shumë. Duhet ta tregojmë edhe nesër. Ndeshjet me rivalë si kjo kundër Moldavisë, tregojnë sa është pjekur ekipi ynë. Ne jemi të gjithë sulmues e të gjithë mbrojtës, duhet të përmirësohemi”, u shpreh Memushaj./abcnews.al

Memushaj1.png
Veronik Istrefaj18:09 | 10/10/2019

Ledian Memushaj do të jetë kapiten i Shqipërisë në mungesë të Elseid Hysaj. Para sfidës kundër Turqisë, mesfushori ishte i pranishëm në konferencë për shtyp në krah të trajnerit Reja. Në fjalën e tij, futbollisti kuqezi tha:

KAPITEN – “Po, jam i kënaqur që mbaj shiritin e kapitenit, por do isha më i lumtur që këti të ishte Elsi ose Mërgimi, pasi janë lojtarë të rëndësishëm. Ndeshja kundër Turqisë është shumë e vështirë, por e kemi përgatitur sa më mirë”.

FORMA – “Kemi shanse të përsërisim të njëjtën ndeshje si kundër Islandës. Jemi përgatitur shumë mirë këtë javë, do të japim maksimumin. E dimë vështirësinë e sfidës.

PËRBALLJET ME TURQINË – “Duam të ndryshojmë rezultatin e ndeshjes së shkuar. Kur luajtëm miqësore këtu para dy vitesh, skuadra luajti shumë mirë, përveç meje, pasi u ndëshkova me karton të kuq. Kemi ndryshuar shumë nga ndeshja e parë në Shkodër. Kemi lojtarë të rinj dhe me kualitete, që po tregojnë cilësitë e tyre”.

AMBIENTIMI – “Normale, kemi nevojë për më shumë kohë që të ambientohemi. Ta harrojmë edhe ndeshjen me Islandën dhe të fokusohemi te kjo ndeshje e vështirë. Dhuratë për Rejën? Shpresoj t’ia japim nesër”./abcnews.al

kombetarja-1280x725.jpg
ad min17:20 | 01/06/2019

Probleme të shumta në kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjeve të Europianit. Eros Grezda u largua nga grumbullimi, ndërsa përpara tij ka pasur lojtarë të dëmtuar

Vështirë të jetë ndonjëherë i plotë këto kohë.

Trajnerët e Shqipërisë po vuajnë dëmtime të njëpasnjëshme, dhe pas Kristian Panuçit, këtë po e provon edhe Edi Reja.

Eros Grezda ishte lojtari më i fundit i larguar nga grumbullimi, dhe kjo ndodh për arsye personale siç njoftohet zyrtarisht nga Federata.

Në vend të tij, Reja ka thirrur lojtarin e krahut të Partizanit, Lorenc Trashi, i cili ishte edhe në seancat e para stërvitore me trajnerin italian.

Grezda u bë i katërti lojtar që nuk iu përgjigj dot grumbullimit të parë të Rejës.

Përpara tij, u la i lirë Ledian Memushaj i cili nuk e kaloi dot dëmtimin dhe do të duhet të operohet në Itali.

Edhe më keq puna me Egzon Binakun, i cili pësoi lëndim në Norvegji dhe nuk arriti të paraqitej fare në stërvitje me kombëtaren.

Së fundi, mungesë do të jetë edhe një lojtar i përfshirë në listë, 19-vjeçari Marash Kumbulla, dhe kjo sepse ai ka impenjime me klubin e tij, Veronën në Itali.

Më pas, Kumbulla do të bashkohet me ekipin Shpresa të drejtuar nga trajneri Alban Bushi.

Një lojtar i rëndësishëm nuk u bë fare pjesë e listës së Rejës, pikërisht Berat Gjimshiti i Atalantës, i cili u dëmtua gjatë ndeshjeve të Serisë A dhe të Kupës së Italisë.

Me gjithë problemet, kombëtarja mbetet me optimizëm, ndërsa do t’i vazhdojë përgatitjet në Gjermani, në pritje të ndeshjes së 8 qershorit në Islandë për Europianin.

Ekipi niset drejt Frankfurtit në orën 09:00 të mëngjesit të kësaj të diele./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono