Ofensiva e Izraelit në Rafah, Afrika e Jugut kërkon ndërhyrjen e gjykatës së OKB-së

schedule19:47 - 13 Shkurt, 2024

schedule 19:47 - 13 Shkurt, 2024

Afrika e Jugut i ka kërkuar gjykatës së OKB-së që të ndërhyjë në lidhje me ofensivën izraelite në Rafah, Gaza.

Muajin që lamë pas, Afrika e Jugut çoi Izraelin përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, pasi e akuzon për gjenocid në Gaza. Ndërsa gjykata e OKB-së nuk e urdhëroi Izraelin të ndalonte menjëherë operacionet e tij në Gaza, siç kërkoi Afrika e Jugut, gjykata dha një vendim paraprak duke lëshuar gjashtë urdhra, duke përfshirë këtu duke i kërkuar Izraelit të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar vdekjen e civilëve palestinezë dhe shkatërrimi i Gazës.

“Kërkesa urgjente” e paraqitur nga Afrika e Jugut i kërkon GJND-së të përcaktojë nëse indikacionet e Izraelit se do të nisë një ofensivë tokësore në Rafah – ku 1.4 milionë palestinezë kanë ikur për t’i shpëtuar luftimeve përfaqëson një “shkelje të mëtejshme të të drejtave të palestinezëve në Gaza.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!