Odise Roshi është ndëshkuar me karton të kuq në sfidën mes Akhmat Grozny dhe Arsenal Tula. Anësori kuqezi luajti titullar në këtë takim, por e mbylli sfidën në minutë ne 84-të, duke lënë skuadrën e tij me një futbollist më pak.
Pasi u ndëshkuar fillimisht me karton të verdhë në minutën e 79-të, Roshin e tradhtojnë nervat gjashtë minuta nga fundi, duke u bërë protagonist për arsyet e gabuara.
Takimi u mbyll me rezultatin 1-1 dhe dy skuadrat ndanë nga një pikë. Ndërsa anësori tjetër shqiptar, Bernard Berisha, luajti 90 minuta në këtë sfidë, por nuk arriti të lërë gjurmë./abcnews.al