Mund të thuhet se është një nga “yjet” e ekipit. “Fantazisti” xhamajkan, Leon Bailey është kthyer në një pikë referimi, në repartin ofensiv, të skuadrë së Aston Villa, me teknikun Unai Emery, i cili duket se është i “dashruar”, me stilin e lojës, së 26-vjeçarit, teksa është thuajse në çdo sfidë një tituallr i padiskutueshëm, në krahët e sulmit.
Falë këtyre performancave, “gjigantët” anglezë të futbollit kanë vendosur t’i “dhurojnë” sulmuesit, një kontratë të re. Deri më tani 26-vjeçar kishte një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025 e pritet që “frima” e re, të skadojë në verën e vitit 2027, teksa ende nuk është mësuar nëse do të ketë një rritje të pagës së xhamajkanit apo jo.
Ndërakq, kujtojmë se Leon Bailey u transferua te skuadra e Aston Villa, në verën e vitit 2021, për shifrën e 32 milionë eurove, nga “Aspirinat” e Bayer Leverkusen. Siç thekusam edhe disa rreshta më sipër, “fantazisti” i sulmit është kthyer në një pikë referimi në repartin ofensiv, të angelzëve, teksa këtë sezon ka arritur të shënojë 10 gola e të dhurojë 9 asistime, në 33 përballjet e zhvilluara. /i.m /abcnews.al