Është përballja, që me shumë mundësi do të përcaktojë kampionin e këtij viti në Bundesliga dhe duket se këtë vit do të kemi një kampion të ri, me “Aspirinat” e Bayer Leverkusen, që po zhvillojnë një përballje fantastike, ndaj “Bavarezëve”.
Me nisjen e pjesës së dytë, “Aspirinat” e Xabi Alonso kanë dyfishuar shifrat përballë djemve të Thomas Tuchel, me anësorin spanjoll, Grimaldo, i cili finalizon siç duhet një aksion perfekt të skuadrës së tij, për të thelluar rezultatin. Ndeshja shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al