Skema/ E mashtroi dhe i mori mbi 200 mijë euro të riut për ta bërë “bullgar”, arrestohet 38-vjeçari

schedule10:28 - 10 Shkurt, 2024

schedule 10:28 - 10 Shkurt, 2024

TIRANË- Lorin Xhelilaj është arrestuar nga Policia e Tiranës për shkak se dyshohet se ka përvetësuar 215 000 euro, nëpërmjet skemës së mashtrimit.

38-vjeçari ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën 215 000 euro, nga një 26-vjeçar,me pretekstin se do t’i siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi.

Gjatë hetimeve dhe kontrolleve  të kryera në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 108 600 euro. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e veprimtarisë së të arrestuarit./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!