Një aksident është regjistruar pranë fshatit Kashisht, në Fier. Sipas policisë një 34-vjeçar ka humbur drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al/