Tjetër mungesë te Liverpool, Jurgen Klopp humb një nga “yjet” e ekipit

schedule08:56 - 9 Shkurt, 2024

schedule 08:56 - 9 Shkurt, 2024

Pas fitores, 4 me 1, në “Anfield Road”, përballë “Bluve” të Chelsea gjithçka ka vijuar të shkojë si mos më keq, për teknikun Jurgen Klopp, i cili përveç mungesës së “fantazistit” të sulmit, Mohamed Salah, humbjes 3 me 1, ndaj “Topçinjve” të Arsenal, në “Emirates Stadium”, tashmë do të vuaj një tjetër mungesë, tejet të rëndëisshme për sfidat e radhës.

Bëhet fjalë për “yllin” e mesfushës, Dominik Szoboszlai, me 23-vjeçarin hungarez, i cili ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë, te “Të Kuqtë”, mriëpo një tërheqje musklare, në fitoren me “poker”, në “Stamford Bridge” pritet t’i kushtojë shumë skuadrës, të cilët, sipas mediave hungareze, nuk do të kenë shërbimet e “fantazistit”, për të paktën 3-4 javë.

Szoboszlai pritet të mungojë në përballjet, jo të vështira, ndaj Burnley, Brentford, Luton dhe Nottingham Forest në Premier League, finalen e madhe të Carabao Cup, ndaj “Bluve” të Chelsea, më 25 shkurt, si dhe përballjes së 1/8-ve, të FA Cup, ndaj “Shenjtorëve” të Southampton, me shpresën e madhe që të jetë gati për “finalen e parakohshme”, të Premier League, ndaj “Qytetarëve” të Manchester City, në “Anfield Road”. /i.m /abcnews.al