Vuçiç në Këshillin e Sigurimit: Vendimi për dinarin, sulm ndaj popullatës serbe në Kosovë

schedule21:46 - 8 Shkurt, 2024

schedule 21:46 - 8 Shkurt, 2024

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç e ka cilësuar vendimin për të ndaluar dinarin si një sulm ndaj popullarës serbe në Kosovë. Duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për këtë çështje me kërkesë të Serbisë, Vuçiç pretendoi se situata po bëhet e vështirë për serbët në Kosovë.

“Ata vazhdojnë sulmet ndaj serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare. Serbët varen drejtpërdrejt nga fondet e dinarëve që vijnë nga Republika e Serbisë. Kjo masë është sulm në radhë të parë ndaj popullatës serbe. Prishtina po i pamundëson veprimet e të gjitha institucioneve shëndetësore, kulturore e arsimore që ofrojnë kushtet bazike. Çdo parandalim i financimit të spitaleve, shkollave e çerdheve të Serbisë është sulm i drejtpërdrejt ndaj serbëve dhe ndaj themelimit të Asociacionit”, tha ai.

Sipas tij, ndalimi i dinarit është vetëm një nga masat që Prishtina ka marrë kundër serbëve.

“Edhe një herë theksojmë se vendimi për heqjen e pagesës së dinarit, përkatësisht shfuqizimi i dinarit si mjet i ligjshëm i pagesës në territorin e Kosovës, është vetëm një në vargun e masave serioze, të planifikuara, të mirëorganizuara dhe afatgjata të zbatuara dhe sistematike të Prishtinës, e cila sulmon popullsinë serbe, dhe qëllimi përfundimtar i së cilës është të krijojë më në fund kushte të padurueshme jetese dhe persekutim të serbëve nga atë territor.“, shtoi Vuçiç. 

Serbia e cilëson si të paligjshme rregulloren e re të BQK, që parasheh se vetëm euro duhet të jetë valuta për pagesa, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.Ndërkombëtarët i kërkojnë Kosovës të shtyjë zbatimin e rregullores ndërsa nga ana tjetër, qeveria Kurti argumenton se është në përputhje me Kushtetutën./abcnews.al