Finlanda zgjat mbylljen e kufirit me Rusinë deri në prill

schedule14:11 - 8 Shkurt, 2024

schedule 14:11 - 8 Shkurt, 2024

Qeveria finlandeze do të zgjasë mbylljen e pikave kufitare me Rusinë deri më 14 prill, njoftoi sot Ministria e Brendshme. Finlanda mbylli kufirin e saj lindor me Rusinë në fund të vitit të kaluar për shkak numrit në rritje të emigrantëve, duke përfshirë Sirinë dhe Somalinë.

Autoritetet finlandeze kanë prova që tregojnë se numri i emigrantëve që do të mbërrijnë nga Rusia nëse qeveria heq mbylljen e pikave të kalimit do të rritet.

“Ka të paktën qindra, por ndoshta mijëra emigrantë pranë anës ruse të kufirit që presin një mundësi për të vazhduar udhëtimin e tyre në Finlandë,” tha në një deklaratë ministrja e Brendshme Marie Radtanen.

Një total prej 1,323 azilkërkuesish mbërritën në Finlandë nga Rusia vitin e kaluar midis gushtit dhe dhjetorit, sipas autoriteteve kufitare finlandeze.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!