Seanca e jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit për Kosovën, Daçiç zbardh detaje: Serbia do të përfaqësohet nga Vuçiç

schedule12:50 - 7 Shkurt, 2024

schedule 12:50 - 7 Shkurt, 2024

Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për situatën në Kosovë, me kërkesë të Serbisë, do të mbahet të enjten, datë 08/02/2024 në orën 21:00.

Lidhur me këtë situatë ka folur edhe Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Iviça Daçiç. Në një intervistë për mediat ai ka thënë se sipas informacioneve nga selia e OKB-së, seanca do të jetë e hapur me vendim të kryetarit pa votim.

Ai shpjegoi se anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë marrë ftesën, pra vendimin ku citohej një seancë e hapur të enjten. Ndër të tjera Daçiç nënvizoi se Serbia do të përfaqësohet nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

/abcnews.al/