ELBASAN- Një 56-vjeçar i dënuar me katër vjet burg për prostitucion në Itali është arrestuar në Elbasan. Policia thotë se i arrestuari është Artur Llupa alias Robert Cani alias Luan Tabaku, 56 vjeç, banues në Elbasan.
Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane, për dënimin e këtij shtetasi, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Nga ky dënim, 56-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer në vendin tonë, 2 vjet burg./ abcnews.al