EMRI/ Lëvizte i armatosur, pranga 34-vjeçarit në Vlorë

schedule10:53 - 7 Shkurt, 2024

schedule 10:53 - 7 Shkurt, 2024

Policia e Vlorës ka arrestuar një 34-vjeçarin, Silard Strataj, i cili lëvizte i armatosur në qytet.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll fizik ndaj 34-vjeçarit, të cilit i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale ndaj 34-vjeçarit.  /abcnews.al