Të paktën 32 pengje izraelite të mbajtura nga Hamasi kanë ndërruar jetë

schedule07:38 - 7 Shkurt, 2024

schedule 07:38 - 7 Shkurt, 2024

Më shumë se një e pesta e pengjeve që mbahen nga Hamasi në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit janë të vdekur, sipas ushtrisë izraelite, shkruan The Guardian.

Izraeli ka informuar familjet e 32 pengjeve për “lajmin e zi”.

Sipas raportit konfidencial, të zbuluar nga New York Times, minimum prej 32 nga 136 pengjet e mbetura izraelite kanë vdekur.

Fati i 20 të tjerëve është gjithashtu në pikëpyetje, pasi inteligjenca dyshon se edhe ata mund të kenë vdekur.

Rrethanat e vdekjes së pengjeve mbetën të paqarta, por autoritetet izraelite dyshojnë se shumë prej atyre vdekjeve kishin ndodhur më 7 tetor gjatë inkursionit masiv vdekjeprurës të Hamasit në Izraelin jugor, në të cilin u vranë 1200 njerëz.

Ndërkohë, në kundërpërgjigje, Izraeli ka lënë mijëra viktima në Gaza.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!