Kurti tërhiqet pas alarmit amerikan/ Maliqi: I ka ardhur laku në fyt, vendimi për dinarin i pakonsultuar me ndërkombëtarët

schedule23:38 - 5 Shkurt, 2024

schedule 23:38 - 5 Shkurt, 2024

Gazetarja dhe analistja, Afërdita Maliqi thotë se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i ka ardhur laku në fyt, ndaj pati një tërheqje të tij për ndalimin e dinarit serb, pas paralajmërimit të SHBA.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Maliqi u shpreh se veprimi i qeverisë së Kosovës ishte antikushtetues dhe i pakonsultuar me ndërkombëtarët.

“Realisht, është një nga deklaratat më të ashpra që ka ardhur nga SHBA, në një natë të vonë, për shkak të veprimeve të qeverisë Kurti. Kjo ka ardhur për shkak të vendimit që BQK ka marrë. Ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, dinari nuk lejohet të përdoret në Kosovë. BQK është e pavarur nga qeveria, por njerëzit që e udhëheqin janë njerëz të Kurtit, është e pamundur që vendimi të jetë marrë pa miratimin e Albin Kurtit. Çështja e dinarit është e bazuar në kushtetutë, por Kosova ka marrë veprim antikushtetues, Kurti ka marrë vendim pa u konsultuar me partnerët strategjikë. Kurti njihet për një politikan kokëfortë, por di të tërhiqet edhe kur i vjen laku shumë afër.

Unë nuk kam dëgjuar që një shtet partner i joni, që ky veprim është kushtetues. Janë të shqetësuar për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë. Ata kërkojnë të shtyjnë vendimin, derisa të arrihet marrëveshje me Bankën e Serbisë, që të mos ketë trazira. Kërkojnë që situata të mbahet nën kontroll.

Kjo është e pamundur, të mendohet që Kosova të humbë mbështetjen e SHBA. Siguria konë varet nga SHBA. Kurti duhet të lërë vendimet populiste dhe të momentit që e çojnë Kosovën në sanksione. Nuk dënohet si individ, dënohet e gjithë Kosova. Po humbasim si Kosovë, për shkak të veprimet e tij të momentit. Qëllimi i Albin Kurtit është që të zvarrisë çështjen e zbatimit të Asociacionit. Problemi i tij është asociacioni”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!