“Nuk do të lejojmë mbledhjen fizike të zgjedhores”, deputeti Korreshi: Të shkojmë në grevë urie derisa situata të kthehet në normalitet

schedule13:44 - 2 Shkurt, 2024

schedule 13:44 - 2 Shkurt, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi thotë se grupimet e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit nuk do të lejojnë mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore më 6 shkurt, nëse mbledhja do të zhvillohet fizikisht.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Korreshi u shpreh se duhet të shkohet në grevë urie, derisa sipas tij, situata të kthehet në normalitet.

Korreshi shtoi se Alibeaj nuk përfaqëson opozitën në komisonin për reformën zgjedhore.

“Unë mendoj që, mënyra se si ka nisur kjo reformë zgjedhore, është një nga pikat ku opozita është ngritur dhe po vazhdon aksionin e saj në parlament. Mendoj se do shikohet e gjithë përbërja e këtij komisioni. Pra, nëse do të kishte një reformë reale, ta bënte PD dhe PS mund të kishin shkuar jashtë, e bënin me njëri-tjetrin, fundja PS ka kodin nuk ka qejf ta ndryshojë. Parlamenti duhet t’i bindet vullnetit të opozitës për përfaqësuesit e tyre. Absolutisht po, po flasim për një komision parlamentar. Jo, nuk do të lejohet. Mendoj, në gjykimin tim, duhet të ndryshojmë qasje, duke agravuar situatën. Po të vendosja unë, besoj se duhet të kemi ngujim ose grevë urie derisa situata të kthehet në normalitet. Janë 650 mijë shqiptarë që votuan kundër kësaj qeverie në 2021, zëri i tyre ka përfaqësues. Duhet të bëhet vullneti i shumicës. Alibeaj është bërë bashkëkryetar dikur se pati shumicën e votave të deputetëve opozitarë, sot nuk i ka më, i ka dikush tjetër”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!