Ushtria siriane thotë se ka rrëzuar një numër raketash izraelite të lëshuara nga Lartësitë Golan.
Raketat synuan një zonë jugore në kryeqytetin Damask, raporton agjencia shtetërore e lajmeve SANA.
Lidhur me këtë deklaratë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga ushtria izraelite.
Izraeli ka kryer prej vitesh sulme ndaj atyre që ai i përshkruan si objektiva të lidhura me Iranin në Siri, ku ndikimi i Teheranit është rritur që kur filloi të mbështeste Presidentin Bashar al-Assad në një luftë civile që filloi në 2011./abcnews.al

