Korçë/ 54-vjeçarja kujdesej për nënën e paralizuar, fqinja: Djali u kthye nga Greqia dhe i gjeti të vdekura në banesë

schedule19:13 - 1 Shkurt, 2024

schedule 19:13 - 1 Shkurt, 2024

E rëndë është ngjarja e raportuar në Korçë ku nënë e bijë e gjetën pajetë në banesë.

Një fqinje ka dhënë dëshminë e saj për ABC News lidhur me këtë ngjarje. Ajo ka treguar se me vajzën e 74-vjeçares, Ornela Vangjeli ka pasur kontaktin e fundit ditën e shtunë, ku ajo i kishte treguar se kishte shtruar nënë në spital pasi kishte vështirësi në frymëmarrje.

“Me Ornelën kam komunikuar të shtunën, ajo më tha se kishte shtruar nënën në spital sepse kishte probleme me frymëmarrjen. Vajza më kërkoi që të shihja nëse e kishte mbyllur derën e banesës së saj apo e kishte lënë të hapur. Shkova e kontrollova dhe e kishte mbyllur. Gjatë këtyre ditëve kam trokitur në banesë por nuk më është përgjigjur asnjë njeri. Ornela ishte edukatore në Vithkuq , dje dhe sot erdhën kolegët e punës për ta kërkuar, por askush nuk u hapi derën. Unë mora në telefon mbesën, asnjë njeri nuk dinte asgjë. Sot erdhi djali nga Greqia, tentoi të hapte derën por ishte e mbyllur nga brenda. Më pas me ndihmën e zjarrfikëses dhe policisë hapën derën dhe i gjetën pajetë”, ka thënë ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!