Starova: Tirana vuan në mbrojtje, trajnerët janë në “terren të minuar”

schedule22:55 - 24 Tetor, 2019

schedule 22:55 - 24 Tetor, 2019

Sulejman Starova ka analizuar edhe skuadrën e Tiranës. Në emisionin “Pressing”, trajneri i njohur tha se Tirana pëson shumë gola dhe nuk është përmirësuar asgjë nga sezoni i shkuar. Mes të tjerash, Bobi tha: Le të themi që është terren i minuar. Skuadrat që kanë objektiva të larta, sidomos te Tirana, që ndërhyri fuqishëm në merkato. Me aq sa e kam analizuar, e kam thënë që nuk është perfekte, edhe pse bëri shumë blerje. Ka një ndryshim ndërmjet fazës difensive dhe asaj ofensive.

Po përsëritet Tirana e vjetshme. Shënimin e golave, nuk e ka problem, ka tre më tepër se Partizani i vendit të parë, por ka pësuar 11 gola. Skuadra ka probleme në fazën difensive. Kanë përpara edhe 100 vjetorin, shtohet presioni. Në këto kushte, Mema ka qenë në presion. Në këtë kushte, nuk e kanë përtypur mirë humbjen në Ballsh. Trajneri është detyruar me dhënë dorëheqjen, ai do t’i tregojë aryset. Situata e bëri që të japë dorëheqjen.

Tirana po kritikohet në fazën difensive. Treguesit e vazhdueshëm nga vjet në sivjet. Është e ekzagjeruar pësimi i golave të Tirana. Skuadra ka bërë gjithë atë investim, duhet të investonte më mirë në mbrojtje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!