“Kushtet e Bardhit vijnë nga amerikanët”, Duka: Me Berishën kam qenë kundërshtar, Rithemelimit i mungon marrëdhënia me ndërkombëtarët

schedule13:41 - 1 Shkurt, 2024

schedule 13:41 - 1 Shkurt, 2024

Kreu i PAA, Agron Duka ka deklaruar se kushtet e Gazmend Bardhit vijnë nga amerikanët. I ftuar në “Tirana Live”, ai ka thënë se me Sali Berishën ka qene kundërshtar, për shkak të non gratës së këtij të fundit i mungon marrëdhënia me ndërkombëtarët.

“Rithemelimin mos e identifiko vetëm me Flamur Nokën. Ajo që i mungon opozitës është marrëdhënia me ndërkombëtarët, për shkak të non gradës së Berishës.Ajo që unë po ju theksoj ju është nëse do të ishte Gaz Bardhi në marrëdhënie me ndërkombëtarët do të ishte më e lehtë. Unë kam qene kundërshtar me Berishën.

Në 2001 unë kam qene ministër i Bujqësisë dhe takimet me Berishën kanë qene shumë të rralla. Unë e shoh që Berisha ka qene gjithmonë njëri i kompromiseve. Në qoftë se vijnë kushtet të diktuara nga Gaz Bardhi, vijnë nga amerikanët. Nëse Gaz Bardhi ka një zë të arsyes, Berisha është i arsyeshëm”./abcnews.al