VIDEO/ Përballje e çmendur, Tottenham mund “Bletët” e Brentford në “festivalin” e golave

schedule22:38 - 31 Janar, 2024

schedule 22:38 - 31 Janar, 2024

Ishte padyshim një përballje për t’u shijuar. Skuadra e Tottenham ka arritur një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa në “London Stadium” kanë mundur me rezultatin spektakolar, 3 me 2, “Bletët” e Brentford, në përballjen e vlefshme për javën e 22-të, të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, duke qëndruar në garën për titullin kampion.

Pavarëisht rezultatit të parët që gjetën avantazhin ishte miqtë e Brentford, me francezin, Neal Maupay, i cili gjeti rrugën e rrjetës, në minutën e 15’-të të sfidës, për ta mbyllur pjesën e parë në epërsi. Mirëpo me fillimin e fraksionit të dytë të sfidës, Destiny Udogie, Brennan Johnson e Richarlison shënuan 3 gola të shpejtë, në minutat 48’, 49’ e 56’ për të përmbysur gjithçka, por ndeshja nuk do të përfundonte me kaq, me “bomberin”, Ivan Toney, që shënon sërish pas rikthimit të tij, në minutën e 67’-të të sfidës, për të “vulosur” rezultatin, 3 me 2.

Siç theksuam edhe më lart, falë këtij rezultati, skuadra e Tottenham mbeten sërish në garën për titullin kampion, të Premier League, me djemtë e teknikut, Ange Postecoglou, që ngjiten në kuotën e 43 pikëve, po aq sa rivalët e Arsenal, 3 më pak se Manchester City e 5 më pak se Liverpool i vendit të parë, ndërsa skuadra e Brentford mbetet në vendin e 15-të të tabelës, me vetëm 22 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: