EMRI/ Përfitoi shuma parash, duke mashtruar pronaret e 3 bizneseve, arrestohet 34-vjeçarja në Korçë

schedule15:36 - 30 Janar, 2024

schedule 15:36 - 30 Janar, 2024

Rezarta Laçka ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi ka mashtruar pronarët e tre bizneseve në këtë qytet dhe në fshatin Pirg të Maliqit.

Sakaq, mësohet se 34-vjeçarja përmes mashtrimit ka përfituar prej tyre, në total 160 000 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

Përfitoi shuma të ndryshme parash, duke mashtruar pronaret e tre bizneseve, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçarja, Rezarta Laçka.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura dy javët e fundit në Korçë dhe Maliq, ku një shtetase kishte përfituar shuma parash nga pronaret e tre bizneseve, duke i mashtruar ato, koordinuan veprimet me qëllim kapjen e kësaj shtetaseje dhe vënien e saj përpara  përgjegjësisë penale.

Si rezultat, u kap dhe u ndalua shtetasja në kërkim Rezarta Laçka 34 vjeçe, banuese në Korçë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka urdhëruar ndalimin e saj, për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga hetimet e kryera rezulton se 34-vjeçarja ka shkuar në bizneset e shtetaseve në qytetin e Korçës dhe në fshatin Pirg, Maliq, dhe dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar prej tyre, në total 160 000 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!