Shqipëria ka ulur nivelin e korrupsionit. Vlerësimi vjen nga Transparency International në raportin e publikuar për vitin 2023.
Përmirësimi për Shqipërinë është në dy tregues. Sipas Transparency International Shqipëria renditet në vend të 98 duke pësuar një përmirësim me tre vende krahasur me vitin 2022 ku pozicionohej në vend të 101.
Po ashtu përmirësim Shqipëria ka pasur edhe në pikët e mara. Për vitin 2023, Shqipëria ka marrë 37 nga 100 pikë të mundshme, rritje me një pikë nga një vit më parë ku Shqipëria numëronte 36 pikë.
Sipas raportit Shqipëria po përmirëson hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë si dhe vlerëson punën e bërë nga Sktruktura e Posacme Antikorrupsion.Transparency International thekson se vendimi për krijimin e një ministrie të re ngarkuar me luftën kundër korrupsionit shoqërohet me pritshmërinë për mekanizma efektivë të integritetit.
Në dy vitet e fundit Shqipëria ka vijuar trendin përmirësues në vlerësime ndërsa pozicionohet më mirë se disa vende të rajonit duke lënë pas Serbinë e cila renditet e 104 apo Bosnje Hercegovinën
Danimarka renditet një ndër shtetet me nivelin më ulët të korrupsionit për të gjashtin vit radhazi me 90 pikë, pasuar nga Finlanda dhe Zelanda e Re./abcnews.al