Shqipëria i jep Nobelin Kadaresë/ Akademia e Shkencave: Këtë vit është propozim i vetëm

schedule15:51 - 29 Janar, 2024

schedule 15:51 - 29 Janar, 2024

Mjeshtri i letërsise shqipe, Ismail Kadare është kandidatura e Shqipërisë për çmimin Nobel 2024.

Asambleja e Akademisë së Shkencave i propozon Akademise suedeze të Nobelit për herë të 24 shkrimtarin shqiptar i përkthyer në mbi 30 gjuhë të botës.

Sekretari shkencor në Akademinë e Shkencave Shaban Sinani e ka konfirmuar lajmin ne nje interviste per emisionin “ Pas mesnate”.

Per 123 vjet me radhe, çmimi Nobel në letërsi është përpjekur të nderojë shkrimtarin më të mirë të botës.

Shkrimtari i parë shqiptar që është propozuar për këtë çmim ishte poeti kombetar Gjergj Fishta.

Që prej vitit 90-te Akademia e Shkencave ka propozuar gjithnjë Kadaren, krahas tij për këtë cmim është propozuar Luan Starova dhe në vitin 2022 Fatos Kongoli./abcnews.al