Prej orës, 17:00, në “mitikun” e Shkodrës, “Loro Boriçi” ka startuar supersfida e javës së 21-të, të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore, mirëpo pak minuta para se të niste ky super duel i “gjigantëve” të futbollit shqiptar, një ngjarje disi speciale ka ndodhur në fushën e blertë, me skuadrat që patë një vizitor të veçantë.
Në fushë zbriti vetë “legjenda” e futbollit shkodran, Sabah Bizi, me këtë të fundit, që ka shkruar historinë e këtij sporti në Shqipëri, e për këtë nga të dy drejtuesit e klubevi, si Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, ashtu edhe Drejtori i Partizani, Olsi Rama i është dhuruar një fanellë e veçantë, ku pas këtij momenti nuk kanë munguar as ovacionet në tribuna. /i.m /abcnews.al
SHIKONI FOTO: