VIDEO/ Festival golash në “Air Albania”, skuadrat shënojnë 4 gola në 18 minuta

schedule17:38 - 28 Janar, 2024

schedule 17:38 - 28 Janar, 2024

Një përballje spektakolare po zhvillohet, në “mitikun” e Tiranës, “Air Albania”, me sfidën Tirana-Skënderbeu, që ka “parë” plot 4 gola të tjerë, në vetëm 18′ minuta lojës, me korçarët e Ivan Gozdenoviç, që kanë arritur të gjejnë plot 2 herët të tjera rrugën e rrjetës, po aq sa “Bardheblutë”.

Fillimisht rrugën e rrjetës e gjeti Shaqe, për te çuar rezultatin në 0 me 2, e më pas “bomberin” i Tiranës, Kristal Abazaj ngushtoi diferencën në 1 me 2. Pavarësisht golit të këtij të fundit, Dean Liço, pas asitimit të golit të parë, tashmë gjen vetë rrugën e rrjetës, për ta çuar rezultati në 1 me 3 dhe në minutën e 36′-të, Florjan Përgjoni vendos përfundimisht shifrat 2 me 3, në minutat e fundit të pjesës së parë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Klevis Shaqes, 0-2:

Goli i Kristal Abazajt, 1-2:

Goli i Dean Liços, 1-3:

Goli i Florjan Përgjonit, 2-3: