Është padyshim supersfida e kësaj jave. Prej 23 minutash në “mitikun” e Shkodrës, “Loro Boriçi” ka nisur supersfida e javës së 21-të të Kategorisë Superiore, Vllaznia-Partizani, sfidë e cila ka parë edhe golin e parë të kësaj pasditeje.
Një krosim i bukur në qendër të zonës kapet bukur me kokë nga “fantazisti” i mesfushës, Maguette Gueye, i cili kërcen më lart se të tjerët për të dërguar topin nërrjetën e Qarrit. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al